Musta i pezulluar, Daja ka gati dy mbrojtës të tjerë

0

Flamurtari do ta ketë më të plotë skuadrën për ndeshjen e së premtes kundër Kukësit. Trajneri Ilir Daja mund t’i bëjë llogaritë edhe me Albi Allën e Kristian Sirgin, të cilët janë rikuperuar dhe mund të japin kontributin e tyre ndaj verilindorëve.

Për Allën është një ndeshje e veçantë, pasi ka luajtur për dy sezone me Kukësin. Ai ka arritur edhe të shpallet kampion me skuadrën që aktualisht drejtohet nga Armando Cungu. Në takimin e fazës së parë ishte vendimtar, pasi shënoi golin që i dha tre pikët Flamurtarit.

Gjithsesi vlonjatët sërish nuk do të jenë të plotë. Emiljano Musta, i kërkuar në verë nga Kukësi, do ta humbasë përballjen e së premtes për shkak se ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Vendin e tij në të majtë të mbrojtjes me shumë mundësi do ta mbulojë Blerim Kotobelli.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.