Zhoze Murinjo ka nisur bisedimet me kampionët e Francës, PSG dhe sipas mediave franceze, Mou do të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Edhe pse Tomas Tuhel është një preferencë personale e presidentit Naser Al-Khelaifi, dështimi në Champions League mund t’i humbasë vendin në krye të pankinës.
Murinjo nuk ka drejtuar asnjëherë në Francë, por nuk e ka mohuar që e tërheq ideja e drejtimit në Ligue 1. Sipas mediave franceze, “Special One” është në bisedime me klubin prej disa muajsh tashmë. Mbetet ende për t’u parë nëse do të arrihet një akord.
Murinjo është pa ekip që kur u shkarkua nga kreu i Mançester Junajtid, në muajin dhjetor. Portugezi kërkon një rrogë 20 milionë euro në sezon, por për PSG-në, paratë nuk janë një problem.