Vetëm një lëvizje te Kamza, Prenga befason me formacionin

Gentian Stojku dhe Besnik Prenga, dy ish-sulmues që drejtojnë Kamzën e Laçin, kanë përzgjedhur formacionet që do të zbresin në fushë nga ora 14:00. Vetëm një ndryshim te skuadra periferike e kryeqytetit, që nuk do të ketë të gatshëm Masato Fukuin për shkak kartonësh. Martinena, i cili shënoi golin e parë në kampionat kundër Kukësit, do të jetë titullar dhe risia e vetme.

Te Laçi ka disa lëvizje. Sefgjini e Xhixha e nisin nga stoli, ndërkohë që nga fillimi e nis Jonuzi, i cili sfidën e shkuar u fut si zëvendësues. Rikthehet Lushkja, por nuk është titullar. Në sulm do të luajë Okpotu, nigeriani i afruar në merkaton e janarit.

Kategoria Superiore – Java 24
E diel, më 3 mars, ora 14:00
Stadiumi i Kamzës, Kamzë

Kamza-Laçi
Kamza:
Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani, Rezi, Malaj, Mehmeti, Zisi, Plaku, Martinena. (Në dispozicion: Selaci, Beqiri, Arrabal, Orelesi, Fejzaj, Mumajesi, Peçi). Trajner: Gentian Stojku
Laçi:
Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Eller, Jonuzi, Najdenov, Çokaj, Shtubina, Okpotu. (Në dispozicion: Sali, Pjeshka, Sefgjini, Domgjoni, Lushkja, Mane, Xhixha). Trajner: Besnik Prenga

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Rudin Preça, Ani Koçiaj, Olsi Sokoli
Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Idriz Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online