Murinjo projekton merkaton dimërore, i fiksuar pas ballkanasve

Zhoze Murinjo duket se e sheh veten në stolin e Mançester Junajtit edhe për disa kohë të tjera, paçka se situata nuk është aspak e mirë. Portugezi nuk duket i shqetësuar nga rezultatet jo të mira që skuadra e tij ka regjistruar, çka dëshmohet dhe nga planet që timonier po përgatit për merkaton e janarit.

Siç shkruan “Dailymail”, 55-vjeçari e ka bërë gati listën për lojtarët që do u kërkojë drejtuesve për t’i afruar në merkaton dimërore. Ajo që bie në sy është fakti se në listën janë katër lojtarë ballkanas, më saktë sy serb dhe dy kroat.

Siç u mor vesh dhe më parë njëri prej tyre është lojtari i Lacios, Sërgej Milinkoviç-Saviç, por dhe bashkëkombësi i tij Nikola Milenkoviç është po ashtu nj prej dëshirave të Murinjos. Portugezi do u kërkojë drejtuesve që të afrojnë në skuadër dhe Ante Rebiç si dhe Ivan Perisiç.

Duket mjaft e vështirë që Junajtit të plotësojë kërkesat e trajnerit të tyre, kjo pasi bëhet fjalë për lojtarë që kushtojnë shumë dhe do të jetë mjaft e vështirë për t’i bindur. Mbete për t’u parë nëse kjo situatë mund t’i kthehet në një bumerang, pasi kërkesat duken pak të tepruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online