Murinjo me valixhe gati, Junajtid “frenon” Zidan: Mos kontakto me klube të tjera

Zhoze Murinjo ia doli të shpëtonte stolin e tij, pas fitores me përmbysje kundër Njukasëllit. Diçka e përkohshme, sepse siç citojnë mediat angleze, Mançester Junajtid ka vendosur të shkarkojë portugezin dhe fitorja me Njukasëllin e shpëton vetëm për momentin.

“Djajtë e Kuq” zhvilluan një pjesë të dytë fantastike, duke rikthyer disavantazhin e dyfishtë me golat e Matës, Marsial dhe Aleksis Sançez në kohën shtesë. Një trepikësh i rëndësishëm për momentin dhe moralin e skuadrës, por siç citon “Sunday Mirror”, drejtuesit e klubit kanë këshilluar Zinedin Zidan të mos marrë në konsideratë asnjë ofertë në drejtim të tij.

Ata i kanë kërkuar trajnerit francez të presë dhe nga ky fakt nënkuptohet se Murinjo i ka ditët e numëruara në Mançester dhe Zidan është zgjedhja e klubit për të marrë drejtimin e stolit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online