Lukaku nuk ka dyshime: Është lojtari që punon më fort nga të gjithë!

Mançester Junajtid fundjavën që lamë pas mori një fitore me mjaft vlera, sidomos për Zhose Murinjon, i cili ndoshta mund të marrë frymë lirisht deri në sfidën e ardhshme. Ishte një fitore me përmbysje 3-2 nga “djajtë e kuq”, të cilët reaguan ndaj disavantazhit 0-2 të pjesës së parë.

Njeriu që i dha fitoren Junajtid ishte i shumë kritikuari Aleksis Sançez. Kileni arriti të shënontë gol pas shumë kohësh duke nxjerrë ekipin e tij nga një moment shumë i vështirë. Momenti jo i mirë i Mançesterit shihet dhe tek forma që po kalon aktualisht sulmuesi kryesor i tyre, Romelo Lukaku.

Gjashtë ndeshje pa shënuar për gjigantin e sulmit të Junajtid janë jashtëzakonisht shumë, por gjithsesi belgu shfaqet i lumtur për fitoren ndaj Njukasëll dhe gjithashtu flet për shokun e tij të skuadrës Sançez, të cilin e konsideron si lojtarin që punon më shumë nga të cilët Lukaku ka pasur në ekip.

“Do të doja të isha unë në vendin e Aleksis, si autor i golit të fitores, por ai e meriton sepse është me të vërtetë një njeri, i cili punon jashtë mase shumë. Mendoj se është ndër lojtarët që punon më fort se çdo lojtar tjetër që kam parë, ai meriton shumë dhe jam shumë i lumtur për të”, deklaroi sulmuesi belg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online