Murinjo: Kalendari problem, do jemi më lart në fund të dhjetorit

Zhoze Murinjo ka folur para ndeshjes së skuadra e tij do të luajë me Bornmuthin. Portugezi është i bindur se në fund të fazës së parë skuadra e tij do të jetë në pozita shumë më të mira seç është aktualisht. Numri një i solit të Junajtid u kërkoi gazetarëve të mos e përmendin fjalën titull përderisa skuadra e tij nuk është në një nga katër vendet e para.

OBJEKTIVAT – “Kur një skuadër nuk ndodhet në katër vendet e para nuk mund të flitet për titull. Nëse do arrijmë në katër vendet e para atëherë mund të flasim për më sipër, shikohet diferenca, shihet kalendari, dëmtimet, situata, forma, pezullimet dhe më pas mund të diskutojmë. Në këtë moment ne jemi jashtë katër skuadrave të para dhe ne na duhet që të marrim pikët në ndeshjen e radhës. Do përpiqemi që në fund të dhjetorit të kemi një pozicion më të mirë se ky që jemi aktualisht”.

KALENDARI – “Është e ditur se ne gjatë një sezoni luajmë 19 ndeshje në shtëpi dhe 19 në transfertë, megjithatë ndonjëherë, kur takimet jashtë janë radhazi kanë ndikimin e tyre. kemi një kalendar të ngjeshur sërish. Do të luajmë me Juventusit pas kësaj ndeshje dhe me Siti në fundjavë. Sërish do të jetë e njëjta situatë kur të luajmë me Valencian. Do luajmë ndaj tre kundërshtarëve më të fortë, që janë dhe pretendent për titull si Liverpuli, Çelsi dhe Siti, ndaj them se nuk është një kalendar shumë i favorshëm. Gjithsesi, jam i bindur se deri në fund të fazës së parë, pra në fund të dhjetorit ne nuk do të jemi në kushtet ku ndodhemi aktualisht. Do jemi në një pozicion më të mirë”.

VALENCIA – “Pash një postim të tij ku thuhej: Punë, punë, punë në palestër. Ai duhet të thotë: punë, punë, punë se jam i dëmtuar dhe nuk mund të jem me ekipin. Ai nuk do të jetë i gatshëm as për këtë ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online