Murinjo: Junajtid nuk shënonte as në 900 minuta, jo më në 90!

Ndodh në futboll që një skuadër të humbë “fillin” dhe të jetë aq e turbullt sa të mos arrijë të shënojë edhe nëse kundërshtari i lë mjaft hapësirë. Zhoze Murinjo është një trajner, që bashkë me ekipin e tij e lë sfiduesin të shpalosë talentin dhe e godet në momentin më të papritur.

Sigurisht kjo nuk funksionon gjithmonë, por në 15 gushtin e vitit 2004 ka rezultuar mjaft efikase. Çelsi kishte “Special One” në drejtim dhe në hapjen e Premier Ligës përballej me Mançester Junajtid. Blutë fituan 1-0, me djemtë e Ferguson, që nuk ishin aspak vetvetja.

Gjatë një interviste, Murinjo e kujton me nostalgji atë ndeshje. Gjatë përshkrimit të atyre kujtimeve, ai shprehet se Junajtid nuk do të arrinte të shënonte edhe sikur ndeshja të përfundonte pas 900 minutash. Atë sezon Çelsi u shpall kampion dhe Junajtid u renditën të tretët.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme sepse ishte ndaj një rivali direkt. Nëse ti humbet pikë ndaj kundërshtarëve për titull, nuk mund të dalësh i pari. Kishim bërë një parapregatitje shumë intensive. Në të tilla ndeshje duhet të japësh maksimumin, të gjithë potencialin tënd në çdo sekondë.”

“Në atë përballje ne e bëmë këtë gjë. Në një moment mendova se ndeshja është 90 minuta, por Junajtid nuk do arrinte të shënonte as në 900 minuta. Në ishim të destinuar ta fitonim atë sfidë”, u shpreh Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online