Murinjo: De Gea larg Junajtid? Klubi duhet ta mbajë nëse nuk do të jetë më keq

0

Zhoze Murinjo mund të thuhet se ka qenë trajneri i cili ka marrë më shumë vëmendjes se askush tjetër në Angli kohët e fundit, portugezi “kujdeset” që të prodhojë edhe atëherë kur nuk duhet lajm.

Në ditët e fundit është përfolur gjithnjë e më shumë se David De Gea mund të largohet nga “djajtë e kuq”. Murinjo e thotë hapur se klubi e di rëndësinë që ka “gardiani”, duke shtuar se nëse drejtuesit duan që situata mos të shkojë më keq duhet ta mbajnë në skuadër.

“Nuk e di nëse De Gea do të qëndrojë apo jo. Kjo gjë nuk më shqetëson, por nuk jam i sigurt se çdo të ndodhë. Klubi dhe njerëzit pranë lojtarit mund të japin një përgjigje. Të gjithë e dinë se sa cilësi ka De Gea dhe sa i rëndësishëm është për skuadrën. Nëse klubi nuk do të jetë akoma dhe më keq duhet ta mbajë në skuadër”.

Së fundmi është përfolur se spanjolli mund të shkojë te Juventusi, por mbetet për t’u parë. Kontrata e portierit të Junajtid përfundon në verën e ardhshme dhe mungesa e rinovimit ka sjellë aludimet për një mundësi largimi që në janar, në mënyrë që skuadra angleze të mos dalë duarbosh.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.