Muriç huazohet në Championship, Siti i jep një dorë me kontratën

Arijanet Muriç nuk do të jetë pjesë e Mançester Sitit sezonin e ardhshëm. Portieri i kombëtares kosovare do të jetë pjesë e klubit të Notingem Forest në Championship. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i ri i talentit shqiptar. Në deklaratë shkruhet se Muriç do të jetë pjesë e Forest për një vit me formulën e huazimit.
Ndërkohë, mësohet se Siti është kujdesur shumë që të sigurojë shumë minuta për 20-vjeçarin. Sipas medieve angleze, “Qytetarët” në kontratë kanë vendosur një klauzolë të veçantë. Portieri duhet të luajë të paktën 20 ndeshje gjatë sezonit të ardhshëm. Në rast të kundërt Forest duhet të bëhet gati të paguajë një “gjobë” ndaj klubit nga Mançesteri.

Siti kishte dyshime nëse duhej apo jo që ta largonte Muriç dhe në fund kanë marrë këtë vendim. Gardiani ka treguar një nivel shumë të mirë sa herë e ka thirrur detyra. Për momentin portieri Ederson qëndron i qetë mes katërkëndëshit të skuadrës së Guardiolës, por një talent si Muriç shumë shpejt mund ta rrezikojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online