Muriç gjithmonë e më larg Sitit, Guardiola gjen portier në SHBA

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, nuk bënte pjesë në planet e Mançester Sitit në fillim të sezonit, por dëmtimi i papritur i Kladio Bravos, detyroi drejtuesit e klubit kampion të Anglisë të anulonin huazimin e 20-vjeçarit te skuadra holandeze e NAC Bredës.

Që prej rikthimit të shpejtë te “qytetarët”, Muriç është aktivizuar tri herë në “FA Cup” dhe “Carabao Cup”. Por, mesa duket aventura e 20-vjeçarit te kampionët e Anglisë do të ndërpritet përkohësisht në muajin janar.

Zak Stefen – Portieri i Kolombus Kru dhe kombëtares amerikane

Sipas raportimeve nga mediet amerikane, Mançester Siti ka mbyllur me sukses negociata mbi transfertën e portierit të Kolombus Kru, Zak Stefen, për kartonin e të cilit qytetarët kanë paguar diku te 10 milionë dollarë. “Gardiani” amerikan do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës më datë 1 janar. Ardhja e Stefen në skuadër do t’i mundësojë Muriçit të huazohet sërish në një ekip ku minutat për të jenë të bollshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online