Edin Xheko ka provuar të luajë në Premier League me Mançester Sitin, ndërkohë që janarin e shkuar ishte Çelsi që këmbënguli për të blerë sulmuesin boshnjak të Romës. Tanimë janë tre klube të tjera që e duan atë.
Sipas asaj që raporton “Mirror”, Kardif, Southempton dhe Kristal Palas janë gati të bëjnë një ofertë për sulmuesin verdhekuq. Nuk flitet për shifra, por për objektiv të këtyre klubeve. U duhet një lojtar që ta dërgojë topin në rrjetë dhe Xheko shikohet si ideali për to.
Roma në anën tjetër zor se heq dorë nga sulmuesi këtë janar. Me Shik që që nuk është ai i Sampdorias, sulmuesi boshnjak është pika e referimit për skuadrën italiane. Gjithsesi po shikohet për një zëvendësues të tij dhe Piatek i Xhenoas është dëshira e Romës.