Mungesa dhe rikthime, Tirana gati për Skënderbeun

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tirana pret të shtunën Skënderbeun në një përballje që do të vendosë shumë për garën për mbijetesë. Skuadra korçare vjen në kryeqytet me dy mungesa të rëndësishme si Radas dhe Dita, të dy lojtarët janë të pezulluar për shkak kartonësh.

Në kampin bardheblu i gëzohen rikthimit të Eni Imamit, i cili është stërvitur ditën e sotme me pjesën tjetër të grupit, ndërsa Dorian Kërçiku vazhdon rikuperimin nga dëmtimi në gju duke u stërvitur i diferencuar.

Ajo çka shqetëson trajnerin më së shumti trajnerin Mema është gjendja e mesfushorit Karabeci, i cili pësoi një dëmtim në gju në takimin e fundjavës ndaj Luftëtarit. Gjasat që kapiteni i Tiranës të jetë gati për ndeshjen e së shtunës janë të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *