Moxhi: Titullin e merr Interi, Ronaldon dhe Bonuçin nuk do i merrja

Luçiano Moxhi nuk mund të ndahet nga futbolli dhe diçka të tillë ai mundohet që ta demonstrojë sa herë që t’i jepet mundësia. Në një rrëfim për “Corriere dello Sport” Moxhi flet pa dorashka, duke dhënë mendimin e tij për futbollin italian, ku ka përmendur shumë skuadra dhe emra të përveçëm.

“Unë kam shumë miq në botën e futbollit, pasi jam ende pranë Juventusit. Takohem me presidentin Anjeli, pasi është një djalë i zgjuar dhe do të mësojë sa më shumë”.

“Ronaldo? Unë nuk do ta kisha marrë kurrë një lojtar që është 33 vjeç për një shifër aq të lartë, aq më tepër para se të shisja Higuain. Mbetet një operacion i jashtëzakonshëm, pasi duhet parë dhe nga ana e marketingut. E kam ndjekur Ronaldon kur ishte 18 vjeç tek Sportingu i Lisbonës. Ditën tjetër mora vesh se ai kishte nënshkruar tek Mançester. Juventusi nuk i kishte mundësitë atëherë, pasi ishte në krizë”.

“Eurforia në Torino është e rrezikshme dhe për diçka të tillë e kam këshilluar Alegrin. Morata është një administrator i mirë”.

“Bonuçi? Nuk do ta kisha marrë as atë. Shkëmbimi ishte më e keqja dhe nuk duhet humbur në atë mënyrë Higuain”.

“Titullin them se e fiton Interi. Unë e njoh Spaletin pak. Mendoj se ai është shumë i saktë kur flet dhe ka ndërtuar një skuadër të shkëlqyer. Kanë bërë një merkato shumë cilësore dhe besoj se do të ecin mirë”.

Ançeloti? Tifozët nuk e donin, se vinte nga Parma. Unë fola me tifozët dhe ata e quaninderr. Atëherë u thash se duhet ta dini se një derr do të ulet në pankinë, pasi Ançeloti do të jetë trajneri jonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *