Motiv ekstra për Kukësin, Gjici shpërndan premio

Kukësi arriti që të fitonte në ndeshjen e javës së 10-të me Laçin, falë golit të Uilliam në pjesën e dytë. Ishte suksesi i dytë radhazi për verilindorët, të cilët tashmë kanë ngushtuar dhe diferencën me vendin e parë, pasi Partizani u ndal në shtëpi nga Skënderbeu.

Nesër ekipi do të ndeshet me Flamurtarin, që këtë edicion i ka mundur nënkampionët në fazën e parë. Presidenti Gjici ka menduar që t’i japë një motiv më shumë skuadrës së tij, duke i shpërndarë një premio rreth 10 milionë lekësh të vjetra. Lojtarët dhe stafi teknik kanë marrë secili nga një bonus ekstra për suksesin e arritur ndaj bardhezinjve.

Siç e ka zakon, Gjici mendon që premiot t’i shpërndajë gjithnjë para ndeshjes së radhës. Të mërkurën lojtarët janë njoftuar se secili prej tyre duhet që të paraqitet pranë zyrave të klubit për të marrë pjesën që u takon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online