Largimi i Maganit, Trepça ’89: Iku prej lojtarëve

Gugash Magani është larguar nga drejtimi i Trepça ’89 dhe vendin e tij e ka marrë Sabit Osmani, zëvendësi i peqinasit gjatë kësaj periudhe. Klubi nga Mitrovica ka dalë me një komunikatë dhe e ka falënderuar Maganin.

Jo vetëm kaq, por ata e hedhin përgjegjësinë te lojtarët. Sipas klubit, ata nuk kanë zbatuar detyrat e dhëna nga stafi teknik. “Falënderojmë profesor Gugash Magani për aq sa qëndroi në krye të shtabit teknik te minatorët. Shkaku dhe arsyeja e largimit të profesorit Magani është mospërfillja dhe moszbatimi i detyrave nga vetë lojtarët, për të cilat kanë pasur obligim për t’i zbatuar. Profesor Maganit i dëshirojmë fat dhe suksese ne të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubi nga Mitrovica.

Gjithashtu zyrtarizohet edhe trajneri i ri: “Njëherazi e konfirmuar nga Presidenti Zeka se asistenti Sabit Osmani do ta drejtojë Trepçën ‘89 deri në përfundim të edicionit vjeshtor në Superligë. Me këtë rast Kryesia, stafi i bashkëpunëtorëve dhe lojtarët i dëshirojmë suksese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online