Historike | Kosova U17 avancon në “Elite Raund”

Edhe pse ishte vetëm hera e dytë që Kosova U17 merr pjesë në kualifikueset e kampionit të kësja grupmoshe, ka mundur që të regjistrojë një arritje historike. Skuadra e 17-vjeçarëve të ‘Dardanëve” do të marrë pjesë në fazën “Elite Raund” , pasi kanë arritur që të mundin sot Qipron me rezultatin 1-0, duke hipotekuar dhe vendin e parë në grupin e pestë. Ndeshjet e këtij grupi u organizuan në Qipro, ku veç vendasve dhe Kosovës ishin pjesë dhe Zvicra dhe Skocia.

Milot Avdyli arriti që të shënote golin e fitores në ndeshjen e sotme, duke i dhënë fitoren e dytë skuadrës së Kosovës, që tashmë do të vijojë rrugëtimin e saj edhe në fazën tjetër. Nuk ishte një ndeshje dhe aq e lehtë, sidomos në minutat e fundit kur skuadra e Besnik Kollari mbeti me 10 lojtarë për shkak të daljes me të kuqe të Marmullakut. Gjithsesi, kosovarët e ruajtën avantazhin deri në fund.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesja e 17-vjeçarëve të Kosovës do të marrë pjesë në këtë raund. Një sukses i jashtëzakonshëm për këtë grupmoshë, por dhe për futbollin kosovar, që tregon se futbollit po i kushtohet rëndësi në nga ekipet e moshave.  Duhet kujtuar se Kosova U17 ka mundur dhe Zvicrën, një prej skuadrave që konsiderohet si favorite në këtë turne.

Skuadra e dytë që u kualifikua nga ky grup ishte Skocia barazoi me Zvicrën 1-1. Edhe përfaqësuesja helene kalo në tej, pasi është një nga tre skuadrat e renditura në vendin e tretë me më shumë pikë, duke kaluar Serbinë vetëm falë golavarazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online