Morina merr për dore Prishtinën, Vilfor Hysa Gjilanin

Prishtina është në rrugë të mbarë, pasi sot ka mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e Ballkanit. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka shënuar dy her ënë pjesën e dytë të takimit dhe ai që hapi ndeshjen ishte Mario Morina.

Sulmuesi tiranas po kalon një formë shumë të mirë dhe këtë e tregoi edhe sot, kur me një goditje nga distanca e kaloi Prishtinën në avantazh. Goli i pestë në gjashtë ndeshjet e fundit për Morinën. Fitoren e hipotekoi Korenica, i cili realizoi edhe golin e dytë.

Gjilani i është falur Vilfor Hysës në takimin me Drenicën. Sulmuesi shtatshkurtër realizoi pak minuta nga fundi i takimit. Skuadra e kuqe ngjitet në këtë mënyrë në vendin e katërt në klasifikim. Tre pikë me shumë vlera për Gjilanin.

Trepça ’89 ka bërë detyrën ndaj KEK-ut, duke fituar me rezultatin 4-1. Miqtë befasuan me një gol të shpejtë të Gashit, por Mersini e vendosi shumë shpejt baraspeshën. Në pjesën e dytë ishte Rusi që gjeti dy herë rrugën e rrjetës për skuadrën nga Mitrovica. Në fund Manaj plotësoi “pokerin” për Trepça ‘89.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 15

Gjilani-Drenica 1-0
Shënues
: Hysa 84’
Prishtina-Ballkani 2-0
Shënues:
Morina 65’, Korenica 69’
Trepça ’89-KEK-u  4-1
Shënues: Mersini 13’, Rusi 49’, 51’, Manaj 88’ / Gashi 8’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online