Morata: Falë Zotit Atletiko më bleu, s’e llogarisja rikthimin te Çelsi

Alvaro Morata u huazua në muajin janar nga Çelsi tek Atletiko Madrid. Spanjollët vendosën të investojnë te sulmuesi 26-vjeçar, duke paguar 56 milionë euro për kartonin e tij.

Spanjolli ndihet i lumtur dhe falënderon Atletikon për sakrificën e bërë në prononcimin e dhënë për EFE. Rikthimin te “Blutë e Londrës” nuk e kishte menduar kurrë dhe për fatin e tij të mirë diçka e tillë nuk ndodhi.

Jam shumë i lumtur që Atletiko vendosi të më blinte. Të them të vërtetën, as që kam dashur ta mendoj mundësinë e rikthimit te Çelsi. I vlerësoj shumë sakrificat e Atletikos, pasi nuk është kurrë e lehtë të negociosh me Çelsin. Qëndrimi këtu ishte mundësia më e mirë që mund të më ndodhte”, thekson sulmuesi spanjoll i klubit “colchoneros”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online