Monako e pangopur, tjetër goditje e bujshme e francezve

Monako godet përsëri në merkato. Francezët, duket se nuk janë mjaftuar me blerjen e emrave si Fabregas, Naldo, Vankër, apo dhe Gelson Martins, teksa së fundmi po mbyllin tratativat dhe për transferimin e Shinji Kagauës.

Lojtari japonez, i cili aktivizohej me Borusian e Dortmundit, do të kalojë në principatë me formulën e huazimit. 29-vjeçari u kthye në Gjermani në vitin 2014, pas eksperiencës jopozitive me Mançester Junajtid.

Arsyeja e largimit të mesfushorit besohet të jetë aktivizimi i pakët i tij këtë sezon. Tashmë, Monakos i shtohet një tjetër forcë në mesin e fushës, duke pasur yje të shumtë në luftën që ekipi do të ketë për shpëtimin nga Liga e parë franceze, ku momentalisht ndodhen në vendin e parafundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online