Momenti për t’u “ringjallur”, Paketa lëvizja fituese e Gatuzos

Milani zbret nesër në fushë kundër Bolonjës. Djemtë e Gatuzos kanë gabuar shumë këtë periudhë dhe nuk mund të bëjnë më keq se kaq në aspektin e rezultateve dhe lojës së (pa)prodhuar.

Trajneri po mendon një lëvizje për t’i dhënë gjallëri lojës ofensive të kuqezinjve dhe mesa duket e ka gjetur. Lukas Paketa do të aktivizohet më afër portës. Braziliani i talentuar do të luajë në rolin e numrit 10.

Suso dhe Çalhanoglu janë të fikur dhe po luajnë pa ide, ndërsa Piatek dhe Kutrone janë shumë të izoluar me pjesën tjetër të ekipit. Paketa është zgjidhja dhe të gjithë besojnë te fantazia dhe talenti i tij.

21-vjeçari sapo është rikthyer nga dëmtimi dhe është gati të ofrojë afër portës Milanin. Objektivi Champions duhet arritur me çdo kush dhe testi i parë është fitorja kundër ekipit të Mihajloviç.

Gatuzo është në dyshim edhe për diçka të fundit: të luajë me dyshen Piatek-Kutrone në sulm dhe Paketën pas tyre, apo Piatek në sulm, me Paketën pas polakut dhe Suson e Çalhanoglunë nga krahët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online