Nëse njihni “Game of Thrones”, komenti i Njukasëll-Liverpul do ju lërë pa fjalë!

Lufta mes Liverpulit dhe Mançester Sitit duket e pafundme, me “The Reds” dhe “Citizens”, të cilët luftojnë që nga fillimi i sezonit për fronin e Premier Ligës.

Këtë luftë sportive, komentatori i ndeshjes së një nate më parë, Njukasëll-Liverpul, e ka lidhur me serialin e famshëm “Game of Thrones”. Komenti është padyshim për kornizë, me komentatorin që shprehet:

“Jurgen Klop do të dërgojë dragonjtë e tij për të shkrumbuar fushën e St. James Park, në mënyrë që të kalojë edhe një natë tjetër të gjatë ulur në fronin e hekurt. Nëse humbet, beteja për lavdi do të zbehet si sulmi i ushtrisë Dothraki në betejën finale kundër ushtrisë së Mbretit të Natës.

Rafa Benitez pushtoi mbretëritë e Europës kur drejtonte në Anfield, tani do i kërkojë ushtrisë së Njukasllit të rezistojë si Briana e Tarthit, duke shpresuar që Ajoze Perez të ngulë një thikë në fund, për të shkatërruar ëndrrat e ish-klubit të tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online