Momenti “jo” i Lirim Kastratit, ngërçi i golave s’po njeh fund

Lirim Kastrati tregoi një formë të shkëlqyer në kampionatin kroat, teksa në nëntë ndeshjet e tij të para gjeti shtatë herë rrugën e rrjetës më skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit dhe falë kësaj ecurie i riu shqiptar kryesoi për disa javë renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit kroat.

Megjithatë, sulmuesi 20-vjeçar hasi vështirësi për të mbajtur formën e shkëlqyer majde mund të thuhet se ka ngecur në vend. Kastrati nuk ka shënuar që prej pesë tetorit të vitit të kaluar, pra më shumë se katër muaj pa provuar shijen e golit.

Gjithsesi, lojtari i përfaqësues së Kosovës ende nuk e ka humbur besimin e trajnerit të Lokomotivës dhe vazhdon të jetë pjesë e padiskutueshme e formacionit titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online