Modriç refuzon rinovimin me Realin, Interi sërish në lojë për kroatin

Luka Modriç ishte dëshira e Interit në merkaton e verës, por kroati vendosi që të qëndronte në Spanjë. Te Reali ishin të bindur se kroati do të rinovonte, megjithatë siç është edhe shprehja “ku ka zë nuk është pa gjë”, edhe mesfushori duket se tundohet nga një aventurë italiane.

Sot, mediat spanjolle kanë lajmëruar se fituesi i Topit të Artë nuk preferon që të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët e Europës. Modriç mund të kërkojë largimin nga Reali që në merkaton e janar dhe Interi është te dera duke pritur vetëm një fjalë nga nënkampioni i botës.

Në Itali janë të bindur se 33-vjeçarin e pret një kontratë prej 10 milionë eurosh në sezon. Interi është gati që të shpenzojë pa fund. Vetëm që të çojë në “San Siro” lojtarin e vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online