Mbrojtësi që u bë sulmues, Goxha: Nuk e kisha menduar këtë, duam Superioren!

Në pjesën e parë të këtij sezoni, Jurgen Goxha ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm te skuadra e Erzenit. Goxha njihet si qendërmbrojtës, por trajneri Stojku është detyruar ta zhvendosë në majë të repartit të avacuar. Por më i suksesshëm ka qenë si sulmues, ku në shtatë ndeshje në këtë pozicion ka shënuar 7 gola. Për SportEkspres.com, Goxha deklaroi se kalimi si sulmues erdhi për shkak të besimit që treguan drejtuesit dhe skuadra.

“Unë nuk e kisha menduar që të luaja si sulmues. Besimi që më dhanë drejtuesit, së bashku me mbështetjen e shokëve në skuadër, duket se më nderoi. Luajta në shtatë ndeshje si sulmues dhe shënova 7 gola, të gjithë të rëndësishëm për skuadrën e Erzenit në këtë gjysmë të parë të këtij sezoni”, kështu deklaroi sulmuesi i ri i Erzenit, Jurgen Goxha, i cili nuk mendon se do të jetë ai kryegolashënuesi në këtë kategori.

“Unë nuk mendoj se do të jem golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë, sepse nuk është ky synimi im. Do të mundohem që të shënoj sa më shumë gola, por që këta të jenë në shërbim të skuadrës, sepse objektivi ynë nuk është vendi i 3-të ku renditemi pas 14 javëve, por ngjitja në Kategorinë Superiore. Vetëm 5 pikë diferencë kemi me vendin e parë, ndaj kemi besim se këtë objektiv do ta bëjmë realitet. Në pjesën tjetër të sezonit do shikoni Erzenin e Superiores”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online