Modriç, Godin, Kutinjo dhe… Murinjo! Ky do të jetë Interi i ri

0

Zhoze Murinjo do të rikthehet te Interi sezonin e ardhshëm, raporton “Don Balon”. Gazeta spanjolle deklaron se zikaltërit janë gati për revolucion në verë dhe gjithçka do të nisë me Zhoze Murinjon.

Do të ketë dhe disa ndryshime te lojtarët. Godin pritet të zëvendësojë Mirandan, që do të largohet nga zikaltërit. Në krah të Godin, mund të vijë dhe Rafael Varan nga Reali i Madridit, por për të arritur te mbrojtësi francez, do të sakrifikohet Milan Shkriniar.

Emri i Luka Modriç mund të dalë sërish në skenë, së bashku me Filipe Kutinjon, që mund të rikthehet te zikaltërit dhe të vihet nën urdhrat e Murinjos.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.