Miqësoret e radhës, Kastrioti e Flamurtari në fushë

Laçi-Vllaznia dhe Tirana-Korabi ishin dy ndeshjet e zhvilluara ditën e sotme, ndërkohë që misioni më i vështirë ka qenë gjetja e arbitrave. U mendua se do të pranonin të gjykonin miqësore, por urdhri ka qenë i qartë: “Asnjë nuk duhet të arbitrojë këtë fundjavë, as në miqësore”.

Në Laç ishin tre arbitra që e kanë mbyllur karrierën, kurse në kryeqytet gjykoi një nga punonjësit e klubit bardheblu. Nesër do të zhvillohet një tjetër miqësore. Kastrioti do të presë Shënkollin dhe ndeshja do të luhet prej orës 14:00 në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë.

Flamurtari, që është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, do të zhvillojë nesër një miqësore në Vlorë. Në stadiumin e kuqezinjve ndeshja nis në orën 15:00 dhe përballë do të jetë Bylisi, që pak ditë më parë barazoi me Luftëtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online