Triumfon Tirana, Muçi dhe Doka përmbysin Besën

Tirana dhe Besa kanë luajtur një ndeshje miqësore sot në kryeqytet dhe në stadiumin “Skënder Halili”, është zhvilluar një ndeshje shumë e bukur. Bardheblutë vinin në këtë sfidë pas një humbje kundër Laçit dhe djemtë e Ardian Memës kërkonin reagimin.

Pjesa e parë ishte pa shumë raste, pavarësisht se Tirana kërkonte me ngulm golin. Gjithsesi, kavajasit do të ishin ata që do të shënonin të parët. Sulmuesi Onuh do të ndëshkonte kryeqytetasit në minutën e 57’ të sfidës.

Tirana nuk u shokua nga ky gol dhe vetëm 6 minuta më vonë, Muçi barazoi gjithçka. Ndeshja dukej se do të mbyllej në barazim, por 8 minuta nga fundi i sfidës, Muçi do të gjente rrjetën përsëri dhe do të kalonte për herë të parë në avantazh Tiranën.

Do të kishte kohë edhe për një gol të mbrojtësit Doka në minutën e 85’, gol ky që vendosi rezultatin përfundimtar të takimit, 3-1. Një paraqitje pozitive kjo për ekipin e drejtuar nga Ardian Mema, që tashmë synojnë të ruajnë këtë ecuri edhe në ndeshjet zyrtare.

 Miqësore, 16 janar 2019, ora 13:30

“Skënder Halili”, Tiranë

Tirana – Besa   3-1
Shënues: Muçi 63’ 82’, Doka 85’ / Onuh 57’

Tirana: Abibi, Kerciku, Imami, Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Mauexhe, Hasani, Halili, Greca, Ngo Trajner: A. Mema

Besa: Miraka, Çaço, Shaljani, Dikson, Biba, Deliu, Mëllugja, Çelhaka, Cara, Ejoh, Çekiçi. Trajner: G. Magani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online