Miliona dhe “mërzi”, Kupa e Shqipërisë në “linjë”

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot dhe janë dy përballje vendimtare që luhen në Korçë dhe Tiranë. Skënderbeu pret Kukësin, në një sfidë që verilindorët mjaftojnë të mos e humbin për të shkuar në finale dhe për të shkurorëzuar korçarët, që vjen fituan këtë trofe pasi mposhtën Laçin.

Ndeshja e parë ka përfunduar 2-1 në favor të Kukësit dhe gjithçka është e hapur. Trajneri Gjoka ka këtë herë edhe Valdet Ramën gati dhe ai është një “armë” plus në aspektin sulmues. Skënderbeu nga ana tjetër pret mbështetjen masive të tifozëve, për të tentuar që të mos dalë pa trofe. Nuk mungon edhe premio.

Nga ana tjetër ka klube që u intereson kalimi i Kukësit në finale dhe fitimi i trofeve prej tyre, në mënyrë që edhe vendi i katërt të shkojë në kupat e Europës. Gjysmëfinalja tjetër luhet në kryeqytet, aty ku Tirana mund të kualifikohet vetëm me fitore, ose me një 0-0 dhe me penallti.  Një ndeshje në një stadium të boshatisur, mes dy ekipeve ku mungesat i kanë të shumta. Gjithsesi nuk ka justifikime, për finalen do jepet gjithçka në fushën e blertë.

KUPA E SHQIPËRISË – GJYSMËFINALET
E mërkurë, 8 maj 2019, ora 17:00

Tirana-Luftëtari (0-0)
Skënderbeu-Kukësi (1-2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *