Milinkoviç-Saviç te PSG? Igli Tare sqaron situatën

PSG vazhdon të insistojë për Sergej Milinkoviç-Saviç. Leonardo ka gati 75 milionë euro për kartonin e mesfushorit serb, por Lotito dhe Tare po rezistojnë.

Shqiptari i bardhekaltërve ka folur për “Le Parisien”, duke sqaruar të vërtetën e këtij interesimi nga kampionët e Francës.

Nuk kam asgjë për të thënë, sepse nuk ekziston asnjë lloj tratative dhe të gjitha janë zëra merkatoje. Ne kemi kohë boll dhe nuk nxitohemi për ta shitur Sergejn. Oferta e PSG? Nuk ja kam idenë dhe nuk mund të flas për diçka jo reale dhe aspak konkrete”, përfundoi drejtori shqiptar i Lacios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *