Milani zyrtarizon Borinin, 6 milionë Sandërlendit

Fabio Borini është zyrtarisht i Milanit, duke u bërë blerja e pestë e verës kuqezi, blerë nga Sandërlendi në huazim me detyrim blerjeje për 6 milionë euro.

Pas kontrolleve të detajuara mjekësore dhe testeve atletike, zhvilluar të enjten, ish-sulmuesi i Romës dhe Parmës ka firmosur kontratën që e lidh me Milanin.

Prej disa sezonesh Borini ka luajtur në Angli, me Liverpulin e Sandërlendin, ndërsa tashmë 26-vjeçari kthehet në shtëpi, me shpresën se do të arrijë të gjejë hapësirë dhe më në fund të shpërthejë, pas disa vitesh me shumë luhatje.

“Jam shumë i kënaqur që kam ardhur te Milani, nuk kishte rast dhe skuadër më të mirë për të bërë punën time. Nuk kam fjalë të tjera, jam shumë i emocionuar, pres me padurim të luaj në San Siro”, e nisi konferencën për shtyp Borini, ndërsa administratori i deleguar Marko Fasone deklaroi: “Jam i kënaqur që po zyrtarizoj blerjen tonë të pestë. Siç mund ta shihni, bëhet fjalë për Borinin,që ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer testet e ditëve të fundit, duke qenë një ndër sportistët më të mirë të Milanit në dy dekadat e fundit, në disa parametra. Mirabeli më thoshte prej të paktën 3 vitesh që duhet ta marrim dhe tani ia dolëm mbanë. Vjen te Milani për të kompletuar repartin e sulmit, jemi krenarë dhe i urojmë mirëseardhjen”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online