Roma zyrtarizon blerjen e fundit me… PlayStation

Zyrtarizimi ishte në ajër dhe ka ardhur sot: Lorenco Pelegrini është zyrtarisht një futbollist i Romës. Klubi verdhekuq ka publikuar një komunikatë në faqen e vet online: “Lorenco Pelegrini kthehet verdhekuq. Roma ka blerë nga Sasuolo mesfushorin për 10 milionë euro. Me lojtarin është nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, me përfundim në vitin 2022. Për 21-vjeçarin është një kthim te klubi ku është rritur dhe ku debutoi në Serinë A, në 22 mars të vitit 2015”.

Në dy sezonet e fundit Pelegrini ka luajtur me Sasuolon, duke totalizuar 54 ndeshje, ndërsa në sezonin e fundit shkëlqeu, me 6 gola e 7 asiste në 28 ndeshje kampionati, që i vlejtën edhe grumbullimin me Italinë U-21 për Kampionatit Europian, ku realizoi një gol fantastik me roveshatë kundër Danimarkës.

Ndërkohë, ka qenë një risi absolute mënyra e prezantimit të Pelegrinit nga Roma, që ka postuar online një video, ku shkruan JU PREZANTOJMË ME NUMRIN 7…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online