Sido që të shkojë në ndeshjet e mbetura të sezonit, Milani e ka kuptuar se ekipi aktual nuk ka të ardhme dhe nuk do të luftojë kurrë për më shumë se vendi i katërt, që edhe këtë vit po duket shumë larg.
Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit e kanë vendosur që në verë të bëjnë spastrim, duke nisur nga trajenri Gatuzo e duke vazhduar me lojtarë si Bakajako, Çalhanoglu e shumë të tjerë.
Gjithsesi, lojtarët e rinj nuk do të preken dhe në kampin kuqezi kanë shuar çdo shpresë të klubeve të tjera për të rrëmbyer portierin Donaruma dhe qendërmbrojtësin Romanjoli.
Të dy janë lojtarë kyçë për të ardhmen, edhe në aspektin e imazhit, sepse Milani kërkon të ndërtojë një bërthamë lojtarësh të rinj dhe me ndikim edhe te tifozët, që kanë nevojë për disa figurë qendrore në ekip, përveçse presin disa përforcime reale, për të pasur një ekip të denjë të paktën të rivalizojë me Napolin për vendin e dytë në Serinë A, pasi Juve duket vite dritë larg.