Milani përforcohet në sulm, rikthehet “dështimi” i merkatos

Andre Silva u largua verën e kaluar nga Milani për t’u huazuar te Sevija. Aventura nisi në mënyrë perfekte në Spanjë dhe u përfol që blerja e tij nga klubi andaluzian nuk do të diskutohej.

Gjithsesi, paraqitjet dhe forma e tij vijoi të ishte në rënië të vazhdueshme. Në Spanjë është mbyllur La Liga dhe për Sevijan sezoni është mbyllur. Për këtë arsye edhe ka ardhur vendimi për Andre Silvën, që me sa duket është rikthimi i tij te Milani.

Portugezi do të rikthehet në “San Siro”, me drejtuesit kuqezinj që e kanë në dorë se çfarë do të bëjnë me të ardhmen e tij. Sulmuesi postoi dhe një foto në Instagram, duke falënderuar Sevijan.

“Përfundon një tjetër sezon. Faleminderit Sevija për mirëpritjen e pabesueshme. Më pëlqeu shpirti i klubit dhe qyteti. Shpresoj që e ardhmja të më sjellë gjëra të bukura”, mbyllte postimin e tij Andre Silva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *