Milani dhe Juventusi do të përplasin brirët në Superkupën e Italisë, e cila do të luhet pasditen e 16 janarit në orën 18:30. Vendi që do të presë ndeshjen do të jetë kryeqyteti i Arabisë Saudite. Ekipi i Milanit një ditë më parë arriti të kualifikohej më tej në Kupë, teksa eliminoi Sampdorian dhe menjëherë pas takimit, është nisur drejt Arabisë.
Gjithashtu, trajneri Gatuzo ka shpallur dhe të grumbulluarit në kuadër të përballjes. Lukas Paketa, pas ndeshjes së mirë të luajtur në “Marasi”, pritet përsëri titullar, teksa mungesa më e madhe është padyshim Suso Ferdandez. Spanjolli u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit të luajtur në Serie A dhe do të mungojë.
Ivan Striniç jep përsëri lajme të mira, teksa pas grumbullimit në Kupë, është përsëri me ekipin dhe për ndeshjen ndaj bardhezinjve. Mungesa të tjera nuk ka për ekipin e Gatuzos, përveç të dëmtuarve, ku vetëm Lukas Bilja vlen për t’u përmendur, që po riaftësohet me ritme të shpejta dhe pritet që ndaj Napolit në fund të muajit të jetë gati.