Milani ngel “thatë”, francezi zgjedh ofertën londineze

Alan San Maksimin ishte një nga objektivat e Milanit në janar, me klubin italian që iu desh të hiqte dorë nga shërbimet e tij pas problemeve me UEFA-n dhe rrokadës së drejtuesve. 22-vjeçari aktivizohet me Nisën ne kampionatin francez, ku ka bërë mjaft mirë. Këtë vit ai e mbylli me 6 gola dhe 3 asiste.

Djaloshi ka rënë shumë në sy edhe me aftësitë e tij për të luajtur në çdo pozicion të sulmit. Kristal Palas është klubi që ndodhet më afër shërbimeve të talentit. Nise dëshiron të fitojë sa më shumë nga shërbimet e tij. Kristal Palas e di mirë këtë gjë dhe ka gati një ofertë mjaft të majme për klubin francez.

Sipas “Daily Mail”, anglezët kanë ofruar plot 30 milionë euro për San Maksimin, me Nisën që duket se nuk do të rezistojë dot. Në ditët në vijim pritet mbyllja e këtij transferimi, me lojtarin që do ishte i lumtur të ishte pjesë e një kampionati si Premier Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online