Milan është një ndër ekipet që është përfolur më se shumti në prag të merkatos së janarit. Kuqezinjtë kanë siguruar shërbimet e Lukas Paketës, ndërkohë që interesohen për shumë lojtarë të tjerë. Gjithsesi, përveçse në hyrje, merkatoja duket se do të jetë aktive dhe në dalje.
Një ndër emrat që po përflitet tashmë është, Hakan Çalhanoglu. Turku nuk po jep rendimentin e duhur këtë sezon, teksa shënoi golin e tij të parë vetëm një natë më parë, në ndeshjen ndaj Dudelanzh. Për 24-vjeçarin interesohen Shalke 04 dhe Lajpcig.
Lajpcig ka bërë gati 15 milionë euro për fantazistin, ndërkohë që Shalke pas kalimit të grupit në Champions, mendon për të përforcuar ekipin. Çalhanoglu kujtojmë, u transferua nga Leverkusen në drejtim të Milanit për shumën e 22 milionë eurove, 18 muaj më parë.