Milani “josh” Poçetinon, ja sa buxhet i ofron

Sipas mediave italiane, Milani nuk do t’i besojë më Gatuzos stolin për sezonin e ardhshëm dhe kanë filluar bisedimet me disa trajnerë për të gjetur pasuesin e italianit. Emri më i lakuar është ai i Maurisio Poçetinos, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer në krye të Totenhamit në Premier Ligë.

Vetë strategu argjentinas mund të largohet nga “Gjelat” e Londrës, për shkak të buxhetit të limituar dhe mungesës së aktivitetit në dy merkato radhazi, ku Totenhami nuk ka harxhuar asnjë qindarkë. Milani kërkon ta përdorë këtë gjë në avantazhin e saj.

Skuadra italiane i ka ofruar një buxhet prej 300 milionë eurosh Poçetinos, si dhe autoritetin për të vendosur për të gjithë lojtarët që do të qëndrojnë ose do të largohen. Një ofertë tunduese për argjentinasin, por ende mungon një përgjigje përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online