Milani nuk po kalon një moment të mirë për sa i përket dëmtimeve, teksa Lukas Bilja, Musakio, Kaldara, Kalabria apo dhe Bonaventura janë në infermieri. Ditën e sotme kuqezinjtë kanë marrë të reja të tjera në lidhje me situatën e Bonaventurës.
Sipas asaj që raportohet, mesfushorit kuqezi duket se do t’i duhet një operacion, për të zgjidhur problemet që ka në gju. Situata paraqitet më seriozë nga çfarë shihej në fillimi dhe 29-vjeçari do të përgatitet për ndërhyrje kirurgjikale.
Kjo do të ishte një tjetër goditje e rëndë për kuqezinjtë, pasi Bilja do të mungojë për 4 muaj, Kaldara për 3 muaj, si dhe Musakio do të jetë për më shumë se 2 muaj. Bonaventurës gjithashtu do t’i duhen disa muaj për të rikuperuar dhe tashmë dhimbja e kokës për Gatuzon shtohet akoma më shumë.