Mançini me dhimbje koke, ylli i Juventusit lë kombëtaren i dëmtuar

Ditën e sotme federata italiane e futbollit ka konfirmuar se Federiko Bernardeski ka lënë grumbullimin me kombëtaren, si pasojë e një dëmtimi. 24-vjeçari, do të jetë një mungesë mjaft e rëndësishme për axurrët, pasi është një ndër titullarët kryesorë.

Tekniku i Juventusit, Masimiliano Alegri, kishte pranuar më parë se Bernardeski ka luajtur i dëmtuar, që herën e fundit që ishte me kombëtaren dhe në tre ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar për bardhezinjtë.

Mesfushori i avancuar italian do të humbasë ndeshjet ndaj Portugalisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku e para luhet për Ligën e Kombeve, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë një test miqësor. Bernardeski ka zhvilluar në total 16 ndeshje për kombëtaren italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online