Milani i bën ofertën e parë, Higuain pret Çelsin

0

Juventusi nuk e do më Gonzalo Higuainin në ekip, kjo është e qartë tashmë. Megjithatë, për ta shitur, klubi bardhezi kërkon të paktën 55-60 milionë euro.

Gara është mes Milanit e Çelsit dhe duket se shifra e mësipërme kundër dhe përballohet, por sfida e vërtetë është marrëveshja me sulmuesin argjentinas.

Milani, sipas Gazzetta dello Sport, e ka bërë hapin e parë, duke ofruar 4.5 milionë euro në vit, për 4 vjet.

Ofertë e ulët, zor se Higuain mund të kënaqet me aq pak, edhe pse Milani i garanton vendin në formacion dhe një projekt ambicioz për të ardhmen.

Ndërkaq, Çelsi nuk ka lëvizur ende, por Mauricio Sarri e do në ekip dhe klubi londinez nga momenti në moment pritet të bëjë ofertën e vet. E sigurt është që pa të paktën 7-8 milionë në sezon Higuain nuk merr parasysh asnjë ofertë, ndaj ankandi sapo ka nisur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.