Milani dorëzohet për sulmuesin e Romës, i beson Kutrones

Në muajt e fundit, Milani është konsideruar si një destinacion i mundshëm për sulmuesin e Romës, Patrik Shik. Çeku nuk e ka justifikuar investimin e tij te Roma, me klubin kryeqytetas që dëshiron ta shesë atë. Milani ishte një nga skuadrat në garë për shërbimet sulmuesit, por tani duket se kuqezinjtë janë dorëzuar.

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato”, skuadra e Milanit ka hequr dorë nga kartoni i Shik, duke i besuar talentit Patrik Kutrone, polakut Piatek dhe Andre Silvës, që është rikthyer nga huazimi.

Drejtuesit e Romës janë të gatshëm të shesin Shik te skuadra që bën ofertën më të lartë, por mes duket, kjo skuadër nuk do të jetë Milani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *