Mezani debuton me dy ndryshime, Shkëmbi bën një lëvizje

0

Luftëtari  i ka humbur të gjitha takimet e deritanishme në kampionat dhe drejtuesit vendosën të largojnë trajnerin Millosh Kostiç dhe në vend të tij të emërojnë Gentian Mezanin. Vlonjati ka vetëm dy ditë në krye të gjirokastriteve dhe sfidon Teutën.

Një ndeshje në shtëpi që duhet fituar për 1 milion arsye. Pak lëvizje në formacion, edhe ato të detyruara. Janiçiç është i pezulluar dhe Rustem Hoxha do të rreshtohet në mbrojtjes, ndërkohë që mungesën e Aleksit e mbulon Donald Rapo.

Teuta e ka grupin e plotë dhe trajneri Shkëmbi pritet të bëjë vetëm një lëvizje. Kallaku, i zgjedhur titullar kundër Kukësit, do ta nisë nga stoli. Rikthehet nga minuta e parë Arsid Kruja.

Kategoria Superiore – Java 5

E shtunë, më 22 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari-Teuta

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, O. Rapa, Hoxha, Xhekson, Ramadani, D. Rapo, Ymeraj, Milosavljev, Radoviç, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Kruja, Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Laver Alla, Marjus Qose, Edlir Malo, Hermal Llapra.

Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Arianit Lulaj

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.