Argjentina po paraqitet relativisht mirë në Kupën e Amerikës. Bardhekaltrit kanë arritur të shkojnë në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Më interesantja, është ekipi i vetëm që është kualifikuar në kohën e rregullt, por edhe që ka shënuar të paktën një gol në çerekfinale.
Përtej gjithë kësaj, ajo që krijon më shumë debat është loja e Leo Mesit. Argjentinasi nuk është ai, që merr të gjithë manovrën sulmuese të skuadrës përsipër, por është shndërruar në një lojtar më difensiv. Qëndron pas sulmuesve dhe nuk heziton të bëjë detyra mbrojtëse.
Kjo e ka kushtëzuar në efikasitetin e tij para portës, çka e bën ta marrë kritika për formë të dobët. Angel Di Maria merr në mbrojtje yllin e Barcelonës. Mesfushori shprehet se Mesi është shumë i rëndësishëm për ekipin edhe pse golat nuk po vijnë.
“Për mendimin tim ai po luan shumë mirë edhe pse golat nuk po vijnë. Vrapon shumë dhe po jep gjithçka për ekipin. Mesi është shumë i rëndësishëm për ne. E njeh më mirë se çdokush këtë kompeticion. Puna e tij për skuadrën është thelbësore”, deklaroi ylli i PSG.