Mesi specialist i goditjeve të dënimit, por “mbreti” është një brazilian

Lionel Mesi vazhdon të mrekullojë botën me bëmat e tij në fushën e bletë. Gjatë viteve të fundit “pleshti” është shndërruar në një ekspert të goditjeve të dënimit, duke shënuar më shumë se kushdo në majën e futbollit botëror.

Gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist, Mesi, ka shënuar 48 gola me goditje dënimi. Në një studim të bërë nga revista franceze “Onze Mondial”, Mesi mban vendin e 13-të përsa i përket renditjes së përgjithshme të golave të shënuar nga goditjet e dënimit.

Si për ironi mbi të është Kristiano Ronaldo, i cili ka regjistruar 53 gola, por duhet thënë se në shtatë vitet e fundit portugezi ka pësuar një regres të frikshëm, duke shënuar vetëm 10 goditje dënimit, ndërsa në të njëjtën kohë Mesi ka realizuar më shumë se dyfishin e Luzitanit: 24.

Tri vendet e para të listës i mbajntë tri brazilianë: Ronaldinjo (66), Pele (70) dhe Zhuninjo me një rekord prej  77 golash, ky i fundit njihet si një eksperti numër një i goditjeve të dënimit në të gjithë historinë e futbollit. Janë të shumta rastet kur braziliani nderonte Lionin ose Brazilin me ekzekutime perfekte. Largësia nga porta nuk përbente problem për Zhuninjon, ai dinte gjithmonë si të gjente rrugën e rrjetës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online