“Mesi s’më ka pëlqyer kurrë, uroj ta lërë futbollin para kohe!”

Alvaro Arbeloa e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Spanjolli, i cili është produkt i Realit të Madridit, është një nga ata që nuk e shijon lojën e Lionel Mesit. Diçka të tillë e ka thënë hapur në emisionin “El Chiringuito”, ku tanimë ai do të bëjë komentatorin. Por nuk është ndalur vetëm me kaq, pasi ka deklaruar se dëshiron që argjentinasi të tërhiqet sa më shpejt nga futbolli i luajtur.

“E respektoj shumë Barcelonën, ata janë një ekip i madh dhe me një lojtar të shkëlqyer si Lionel Mesi. Ai është shumë i mirë, por unë nuk kam qenë në gjendje të zbavitem duke e parë atë dhe mendoj se nuk do të jem në gjendje kurrë. Shpresoj të tërhiqet nga futbolli para kohe, unë po numëroj ditët”, është shprehur Arbeloa, i cili ka pasur edhe një përplasje me Mesin në vitin 2013.

Ish-mbrojtësi më pas deklaron se nuk është kundër Barcelonës, por humbjet e katalanasve i japin kënaqësi atij për shkak se kjo është diçka e mirë për Realin e Madridit.  “Unë nuk jam anti-Barcelonë. Gjithmonë dëshiroj që ata të humbasin, pasi kjo është gjë e mirë për Realin e Madridit. A do doja të dështonin në Champions? Po, do të kishte një rival më pak për Realin. Barcelona ka qenë gjithmonë një ekip sfidues, ata janë një ekip i shkëlqyer. Gjithmonë doja t’i mundja”, shtoi 36-vjeçari.

Në fund ai ka bërë edhe një koment për situatën që po kalon Isko te madrilenët. “Isko ka përjetuar diçka që se ka provuar kurrë më parë. I është dashur të luajë në një pozicion që nuk është i tiji. Unë jam tifozi numër një i Iskos dhe shpresoj të qëndrojë në Madrid edhe për shumë vite të tjera”, përfundoi Arbeloa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online