Fitorja me Erzenin dhe transferta në Burrel, Duli: Duhet përqendrim, jo eufori!

Në javën e 16-të Veleçiku arriti një fitore me vlera ndaj Erzenit, jo vetëm se morri tri pikët që i duhen për një renditje më të mirë në Grupin A, por edhe pse fitoi ndaj Erzenit, skuadrës qe e ndjek Vllazninë në vendin e dytë në këtë grup. Por trajneri i Veleçikut Besnik Duli, për SportEkspres.com deklaron se fitorja me Erzenin është kaluar dhe e gjithë vëmendje është përqendruar në organizimin e skuadrës për ndeshjen e radhës në Burrel.

“Çdo ndeshje ka specifikën e vet dhe pasi ajo është mbyllur, gjithçka përqendrohet për ndeshjen e radhës. Ne arritëm një fitore të merituar me Erzenin, por ky nuk është fundi, sepse beteja vazhdon dhe skuadra duhet të jetë e qartë nga ana psikologjike për të shmangur euforinë”, ishte kjo deklarata e teknikut të Veleçikut, Besnik Duli.

Ndërsa për ndeshjen në Burrel, tekniku i koplikasve thekson se gara është shumë e fortë në Kategorinë e Parë, pamvarsisht pozicioneve që kanë skuadrat në tabelën e renditjes. “Kjo është një transfertë e vështirë, por ne do të shkojmë të bëjmë maksimumin tonë për një rezultat pozitiv. E theksoj, nuk ka vend pwr eufori”, ishte kjo deklarata e trajnerit të Veleçikut për ndeshjen e javës së 17-të në Burrel.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online