Lionel Mesi festoi sot fitimin e “Këpucës së Artë” për të pestën herë, më shumë se kushdo tjetër. Argjentinasi foli për mediat pas marrjes së çmimit dhe u shfaq mjaft i lumtur. Ndër të tjera, kapiteni i Barcelonës foli dhe për shortin e UEFA Champions League, ku ekipi i tij do të përballet me francezët e Lionit.
“Lioni nuk ishte ekipi më i fortë, por do të jetë një përballje e ndërlikuar. Ata luajtën si të barabartë me Mançester Sitin dhe janë një kundërshtar shumë i vështirë për t’u eliminuar. Është një rrugë e gjatë deri në shkurt, pasi mund të ndodhin shumë gjëra. Nuk e dimë se si ata do të jenë, gjithashtu dhe ne si do të jemi, ajo që dimë është që do të jetë dy ndeshje të ndërlikuara”.
Sfida e parë e përballjes së dyfishtë do të luhet në Lion, mbrëmjen e 19 shkurtit. Më pas, ndeshja e kthimit, që do të zhvillohet në “Camp Nou”, është programuar për t’u luajtur mbrëmjen e 13 marsit.