Lionel Mesi mori kartonin e dytë të kuq të karrierës së tij teksa arbitri paraguaian Mario de Vivar habiti të gjithë duke larguar yllin argjentinas dhe mbrojtësin kilian Geri Medel pasi këta të dy të fundit u bënë protagonistë të një momenti tensioni.
“Pleshti” nuk e ka përjetuar aspak mirë vendimin e gjyqtarit. Në shenjë proteste 32-vjeçari nuk ka qenë me pjesën tjetër të skuadrës në momentin e dorëzimit të medaljeve të bronzta.
Vendimet e trupës së gjyqatarëve në “Copa America” kanë ndikuar jo pak në eliminimin e Argjentinës në gjysmëfinale ndaj Brazilit, ku vetë Mesi akuzoi publikisht gjyqtarin kryesor të atij takimi.