Mançester Junajtid është në periudhë revolucioni dhe trajneri Ole Gunar Solskjaer i ka ndarë lojtarët që do të mbajë në skuadër dhe ata që do të largojë. Pas shumë largimeve, si Anderr Herrera, Valencia e disa të tjerë, sot është zyrtarizuar një rinovim.
Bëhet fjalë për mesfushorin Huan Mata. Spanjolli luan prej shumë vitesh në Premier League dhe konsiderohet si një lojtar shumë i rëndësishëm i “Djajve të Kuq”. Ofertat për të nuk mungonin, kryesisht nga La Liga, por fantazisti ka vendosur të rinovojë dhe të qëndrojë në “Old Trafford” deri në vitin 2021.